-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hysenbelliu kundër Berishës: Socialistët nuk kanë bërë origji te “Prestige Resort”

Kryesoret

Nga Edi Rama te Sali Berisha. “Hysenbelliu Group” ka reaguar sot pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha se socialistët kanë bërë orgji në hotelin “Prestige Resort” që u shemb. “Hysenbelliu Group” i kërkon ish-kryeministrit Berisha të bëjë publike faktet.

“Në konferencën e tij të shtypit, sot z. Sali Berisha ndër të tjera deklaroi se “Në qoftë se shkon dhe vë tritol ndaj pronave të një pronari të mediave në mënyrën më demonstrative, pasi ke ngrënë, ke pirë, ke bërë orgjira aty…”.

Deklarojmë me përgjegjësi se gjatë funksionimit të tij, në hotel nuk është kryer kurrë asnjë veprimtari e jashtëligjshme, sikundër deklaroi zoti Berisha. Hoteli ka pasur standardet më të larta të sigurisë dhe është përzgjedhur për veprimtari të ndryshme nga mjaft institucione ndërkombëtare.

E ftojmë z. Berisha dhe këdo tjetër të publikojë provat e pretenduara, ndërkohë që ne jemi të bindur se prova të tilla nuk ekzistojnë. Në lidhje me deklaratën se “Taulant Balla ka kaluar dy muaj dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë në suitën presidenciale të resortit” deklarojmë se z. Balla ka qenë në resort, në disa aktivitete të organizuara nga grupi parlamentar i PS dhe si vizitor i personave të strehuar pas tërmetit të vitit 2019.

Lidhur me deklaratën tjetër të Berishës se “pas 2 godinave të tjera të Prestige që u konfiskuan qëndron korrupsioni”, i kërkojmë atij të bëjë publike faktet dhe autorët e këtij korrupsioni, pasi siç e kemi theksuar resorti ishte me leje të rregullt nga qeveria shqiptare” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit