Edhe pse e premtja solli një rritje të temperaturave, muaji Prill do të nisë me reshje dhe kështu do të vazhdojë në të gjithë javën e parë.
Fundjava dhe më pas nisja e javës do të jetë me mot me reshje shiu, lokale dhe të dendura në zona të caktuara të vendit.
Dita e shtunë do të sjellë vranësira dhe reshje si fillim në zonat veri-veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë pothuajse të gjithë territorin.
Deri nga mesi i Prillit nuk duhet t’i heqim xhupat.