-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ka policë? Njëri “çante” rrugën, tjetri vinte me “Benz”-in plot drejt Tiranës

Kryesoret

Një 19-vjeçar nga Kavaja është arrestuar në Pogradec, pasi u kap duke transportuar emigrantë kundrejt tarifës 500-1000 mijë euro për persona nga kufiri me Greqinë me destinacion final drejt vendeve të BE-së.

I arrestuari është Maldin Hekurani ndërsa në kërkim është shoku i tij N. Ç. 21 vjeç, i cili kishte rolin për të monitoruar rrugën dhe nëse kishte policë të sinjalizonte.

“Ai është kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit 500-1000 euro për person, 6 shtetas të huaj, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera rezultoi se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale ishte edhe N. Ç., i cili monitoronte rrugën për të sinjalizuar në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë” thekson policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit