-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta të dhunshme në Francë, Parisi “digjet” deri në orët e para të mëngjesit

Kryesoret

Përsëri protesta në Francë, përsëri Parisi nën flakë deri në orët e para të mëngjesit. Me mijëra vetë dolën në mbrëmjen e të enjtes, në rrugë, për të protestuar kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit i vunë flakën koshave të plehrave dhe 2 makinave të policisë në rrugë, si një mënyrë për të nxitur tensionet por këtë u përballën me një polici më të fortë e të egër, se ditët e tjera.

Gjithsesi, forcat zjarrfikëse, bashkë forcat e policisë, kanë qëndruar gjithë natën në gatishmëri, për të ndarë protestuesit por edhe për të shuar zjarret e ndezura prej tyre, teksa prej ditësh punonjësit e bashkisë së Parisit, vazhdojnë punën për të pastruar rrugët e muret e kryeqytetit, të pushtuara nga plehrat por edhe nënshkrimet kundër Macron kudo.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, nga përplasjet e forta mes protestuesve e policisë, 2 persona janë në koma. Protesta e radhës kombëtare kundër reformës së pensioneve është thirrur për në 6 prill ndërsa javën e ardhshme kryeministrja franceze ka ftuar për bisedime përfaqësues të sindikatave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit