-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi gruan me thikë e tentoi të vetëvritet, arrestohet 42-vjeçari

Kryesoret

Policia e Tepelenës ka vënë në pranga 42-vjeçarin, Lulzim Nanaj, i cili qëlloi bashkëshorten, Floreta Nanaj me thikë dhe më pas tentoi të vrasë edhe veten.

“Tepelenë, goditi bashkëshorten, me mjet prerës (thikë), dhe më pas dëmtoi veten, vihet në pranga 42-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 42 vjeç, banues në Tepelenë.  

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, dyshohet se pas një konflikti të çastit në banesë, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar dhe veten. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Materialet në ngarkim të shtetasit L. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Tepelenës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit