Një konflikt fizik mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e levave pasditen e sotme në lagjen nr. 5, në afërsi të ish-rajonit të policisë në Durrës.
Në spital është paraqitur një i plagosur, drejtues i mjetit tip “BMW” ndërsa personi tjetër që e ka goditur është larguar në drejtim të paditur.
Autori është arratisur. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.