Kryeministri Edi Rama bën lëvizjen e radhës në mediat sociale. Podcast.
Lajmin e ka njoftuar vetë përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar fotografinë e tij të montuar teksa mban një palë syze dhe shkruan “Podkasti im së shpejti”.
Kanali i komunikimit lejon fjalimet e gjata dhe të shtrira në kohë, pra një audio me mjaft material.
Edi Rama do të kthehet kështu në gazetar për të marrë në pyetje të zgjedhurit apo emëruarit e tij, por edhe personazhe të tjerë.
Podkasti im së shpejti🤷🏻♂️
Coming soon🫣 pic.twitter.com/DJquasyKkU— Edi Rama (@ediramaal) April 1, 2023