-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Policia nuk egziston”, Berisha nga Bulqiza: Bandat kanë licencë vrasje nga Edi Rama

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e Bulqizës ku po prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Dëfrim Fiku.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se po vriten njerëz të pafajshëm në rrugë dhe se bandat kanë licencë vrasje nga kryeministri, Edi Rama.

“Çdo javë dhe ndonjëherë çdo ditë vriten njerëz të pafajshëm në batare automatiku. Në qytete shëtisin të lirë skuadra pushkatimi, ekzekutimi që merren me qira nga bandat. Kreu i ekzekutivit deklaron se; rendi është sot më i sigurtë se kurrë, në një kohë kur sot, vriten si kurrë ndonjëherë më parë. Në një kohë kur sot për herë të parë, bandat nga Edi Rama kanë licencë vrasje.

Po cila është licenca e vrasjes. Po, nëqoftëse kryeministri u thotë banditëve; hani kokën e njëri-tjetrit, atëherë policia nuk ekziston. Sepse policia është pikërisht që ata të mos i hanë kokën njëri-tjetrit, por të paraqiten para ligjit, të shkojnë para drejtësisë, të shkojnë në burg, por jo të vrasin njëri-tjetrin.

Ne jemi vend që nuk kemi dënim me vdekje, se vrasin njëri tjetrin dhe vrasin të pafajshëm e kështu me radhë dhe rendi nuk ekziston. A do të vazhdojmë ne me këtë pasiguri ekstreme për qytetarët dhe vetëm për pushtetarët ka. Me këtë mungesë totale të të drejtave.

Monizmi ua thashë dhe njëherë, është pushteti i një njeri. Në mbarë Shqipërinë sot vjedhja është bërë universale, e përgjithshme. Para disa kohësh unë pashë një fotografi ku ish-kryebashkiaku Lefter Alla, kishte shtruar një rrugë në një mënyrë origjinale që nuk kisha parë kurrë.

Pllaka betoni, sigurisht që ajo ishte një çudi, por ju garantoj se Lefteri në krahasim me Edi Ramën, Belinda Ballukun, Arben Ahmetin, Erjon Veliajn, është thjeshtë një hajdut xhepi. Po, po ju them unë ju,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit