-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi 2 policë dhe dogji disa makina, arrestohet 36-vjeçari serb në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar 36-vjeçar serb pasi dyshohet se ka sulmuar ndaj zyrtarëve të policisë dhe për djegien e 8 makinave të serbëve lokal të cilat janë djegur në tri ditët e fundit në veri të vendit.

Në njoftimin e policisë thuhet se 36-vjeçari me inicialet M.B. dyshohet se është i përfshirë në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë u plagosen 2 policë.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar, parandalimit të veprave kriminale dhe arrestimit të kryerësve të veprave penale, ka arrestuar një person të dyshuar, i cili kërkohej mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në disa vepra penale.

Arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar i nacionalitetit serb (M. B. 1987), është kryer sot rreth orës 17:00, pas hetimeve intenzive të kryera nga njësitet relevante policore.

Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

I njejti, gjithashtu është i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit