Ditën e sotme ka ndërruar jetë arkitekti i njohur korçar, si dhe projektuesi i Pallatit të kongreseve, Vladimir Bregu.
Lajmin e ndarjes nga jeta e kanë ndarë miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.
Bregu vitet e fundit të jetës i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.
Ndër reagimet e shumta për vdekjen e tij ka reaguar edhe prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole i cili shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe rithksoi edhe një herë punët e Bregur në vendin e tij të lindjes.
“Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.
Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.
Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.
Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre!
Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!” shkruan Jole.