Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 31-vjeçar pasi tentoi të kalonte në Shqipëri 17 550 euro.
Shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 31-vjeçarit me inicialet E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.