Në Prishtinë ka nisur marshi për drejtësi i organizuar nga iniciativa “Liria ka emër” në mbështetje të ish-pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë marshim kanë marrë pjesë edhe Shqiptarë të cilët kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të dhënë mbështetjen e tyre.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare “Liria ka emër”, ku edhe kanë publikuar një fotografi të qytetarëve nga Shqipëria.
Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.
Më 3 prill do të hapet gjykimi kundër ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë (DHSK).