Ndërkohë kujtojmë që ky është aksidenti i dytë me vdekje për ditën e sotme, më herët një person u aksidentuar për vdekje në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine  mjekëve.

Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet  për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.