Të paktën 29 njerëz u vranë nga tornadot dhe stuhitë e forta që goditën disa shtete amerikane këtë fundjavë.
Dy fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në Memphis, pasi pemët u ranë mbi shtëpi. Në këtë shtet jugor, kalimi i dukurive intensive të motit ka shkaktuar vdekjen e 12 personave. Po ashtu, në Indiana, humbën jetën gjithashtu 5 persona.
“Ne po punojmë ngushtë me shtetin e Indianës dhe shtetet e tjera të prekura, ndërsa ende vlerësohet dëmi, shteti do i përgjigjet çdo kërkese shtesë për ndihmë federale,”- tha sot presidenti amerikan Joe Biden, duke shprehur mbështetjen e tij për viktimat dhe familjet e tyre.
Që nga e premtja e kaluar, ku kaluan këto fenomene moti, banorët janë përballur me pamje shkatërrimi, me makina të përmbysura, pemë të mëdha të shkulura, por janë thyer edhe shtylla të telekomunikacionit. Po ashtu, më shumë se 230,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në disa shtete në verilindje të vendit.