Dallëndyshe Bici ka nisur lëvizjet në Kadastër. Vetëm pak muaj nga ndryshimet e bëra në Kadastrën e Durrësit, sërish është ndryshuar drejtuesi i saj.
Ditën e sotme, mësohet se është shkarkuar Xheni Agolli, e cila e ka marrë këtë detyrë në 12 dhjetor të 2022 pas dorëheqjes së Risena Xhajës.
Ilir Gjinali inxhinier pranë ASHK Durrës që nga dita e sotme do të jetë drejtor i kësaj dege.
Kjo është e disata herë që largohen drejtorët nga Kadastra e Durrësit ashtu si në Vlorë.