Nisi sot gjykimi i katër prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gresë Krasniqi, e bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, ka shkruar për babanë e saj, i cili u shfaq sot bashkë me të akuzuarit të tij, para gjykatës.
“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime.
Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!”, ka shkruar Krasniqi.