Risena Xhaja është emëruar sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vendin e Arlind Gjokutajt, i cili u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpi për një dosje privatizimi miliona Euro.
Xhaja në qershor 2002 ka filluar punë si specialiste në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duke u ngritur në detyrë të Përgjegjësit të Sektorit të Legjislacionit, në vijim në vitin 2006 drejtore e Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin.
Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019 në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar pranë Ministrisë së Financave.
Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës. Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.
2019 deri në Mars të vitit 2023 ka mbajtur pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm, njëkohësisht Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.