I ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ishte Dritan Goxhaj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili foli në lidhje me seancën e sotme gjyqësore në Hagë ndaj katër ish drejtuesve të lartë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Goxhaj tha se është e turpshme që një prokuror i huaj përpiqet të na tregojë ne historinë e asaj që ka ndodhur në të vërtetë, i cili për më tepër nuk e di as se ku bie Kosova.
“Më shqetëson edhe përpjekja e Prokurorisë, e një prokurori që nuk di se ku bie Kosova, që u mundua të binte opinionin dhe trupën gjykuese që UCK ka qenë një organizatë me hierarki jo të rregullt. Është e turpshme që një prokuror i huaj të na bëjë ne sot historinë e asaj që ka ndodhur.”, u shpreh ndër të tjera në lidhje me këtë çështje, Dritan Goxhaj.