Në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë rikthyer 4 ish-banorë; Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo, të cilët u bënë edhe njëherë pjesë e reality show-t. Efi duket se është rikthyer për t’u hakmarrë ndaj Deas për daljen e saj.
Ndër banoret me të cilët ajo ka debatuar më së shumti është Dea Mishel, e cila u bë shkak për daljen e Efit pasi e dërgoi në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin.
Me sa duket Efi nuk ja ka harruar Deas këtë gjë dhe tanimë është gati për “të marrë hak”, pasi që me hyrjen e saja jo ka thumbuar Dean dhe ka debatuar vazhdimisht me të.
Pa bërë ende 24 orë brenda BBV, Efi i ka bërë një propozim të drejtpërdrejtë Deas të futen së bashku në tualet.
Ky veprim, si pasojë e shkeljes së rregullores do t’i çonte vajzat në një përballje kokë më kokë në nominim.
Por Dea ka refuzuar duke thënë se nuk ka frikë, por thjesht nuk i pëlqen ta bëjë. Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet.