-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Liria ka emër”, Rama përshëndet protestën e shqiptarëve në Hagë

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur protestën në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“LIRIA KA EMËR
*Prishtinë Dje – Hagë Sot”, shkruan Rama në një video të shpërndarë në rrjetin social “facebook”.

Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit.

Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit