-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Hagë, Prokurori: Selimi organizoi sulmin me granata kundër 12 stacioneve policore

Kryesoret

Në fillim të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, fjalën e mori një nga prokurorët e Speciales, Matthew Howling, i cili pretendon se të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejonin atyre të kryenin krime.

Ai tha se sot do të flasë për mënyrën sesi të akuzuarit i kanë ushtruar kompetencat në UÇK.

Prokurori tha se pyetja që shtrohet përpara trupit gjykues është nëse të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejojnë atyre, siç tha ai, të “kryenin krime që i përmban aktakuza”.

E në këtë pyetje u përgjigj duke thënë se “provat do të tregojnë se ata kishin poste të tilla”, u shpreh ai.

Sipas tij, “me kalimin e kohës dhe me zhvillimin organizativ secili nga katër të akuzuarit kishin kompetenca, autoritet dhe ndikim që ju bënë atyre të mundur që të zbatonin dhe të vinin në jetë qëllimin të përbashkët të ushtronin kontroll efektiv. Në këtë gjykim do të jetë e rëndësishmë të bëhet dallimi midis asaj që aspironte të bënte UÇK-ja dhe asaj që bëri faktikisht”, vijon ai.

“Në mënyrë që të mbijetonte UÇK-ja duhet të kishte një strukturë të organizuar, UÇK-ja buroi nga LPK e cila besonte se liria mund të fitohej vetëm përmes forcës, ndërkohë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së dhe kryetarin e saj Ibrahim Rugova, e cila mbështeste rezistencën e politikës jo të dhunshmë ndaj shtetit serb”, tha ai.

Ai citonte Selimin në një intervistë të vjetër të ketë thënë se Thaçi e Veseli kishin detyra të rëndësishme në UÇK.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit