-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pikat kyçe të gjyqit! Haga: Ish-krerët e UÇK-së shënjestruan tradhtarët politikë

Kryesoret

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarë të lartë politik që dolën sot para trupit gjykues në Gjykatën e Posaçme me seli në Hagë, thanë se ndjehen të pafajshëm për dhjetë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Prokuroria e Posaçme në Hagë thotë se krimet e pretenduara janë kryer në periudhën nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 dhe kanë ndodhur në disa zonë anembanë Kosovës, si dhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Sipas prokurorisë krimet dyshohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër qindra civilëve që nuk ishin të përfshirë në luftime. Prokuroria pretendon se viktimat, rreth 100 syresh shumica janë shqiptarë, por ka edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Përse të akuzuarit i kryen këto krime? Provat do të dëshmojnë se ishte për të fituar pushtet. Pushtet në luftë dhe pushtet përbrenda Kosovës ndaj atyre që hamendësoheshin si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata gjithashtu mund t’i kenë kryer krimet nga frika se kauza e tyre do të dëmtohej nga ata që i konsideronin kundërshtarë”, tha ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Alex Whiting. Njëri pas tjetrit të pyetur nga gjykata, të akuzuarit hodhën poshtë pretendimet e prokurorisë dukë u deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës.

Pikat kyçe të kësaj seance:

  • Në nisje të gjyqit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
  • Prokuroria nisi deklaratën hyrëse, që pritet të jetë në kohëzgjatje prej maksimumi pesorësh, duke argumentuar se gjatë gjykimit do të paraqesë prova që dëshmojnë se katër ish-krerët e UÇK-së kanë “personalisht përgjegjësi për krimet” që janë paraqitur në aktakuzë
  • Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, tha se ky rast nuk është “gjykim i UÇK-së”, por vetëm ndaj katër të pandehurve
  • Sipas Prokurorisë së Specializuar, të katër të akuzuarit ishin udhëheqës të një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe se qëllimi i kryerjes së krimeve ishte fitimi i pushtetit
  • Sipas prokurorisë, shumica e viktimave ishin shqiptarë dhe katër të pandehurit kishin vënë në shënjestër persona që i konsideronin kundërshtarë të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë të Serbisë
  • Prokuroria tha se katër të akuzuarit ishin anëtarë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm
  • Sipas Prokurorisë, gjatë luftës Thaçi kishte drejtuar drejtorinë politike, Veseli atë të zbulimit, Selimi kishte qenë inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi kishte qenë zëdhënës
  • Detyrat, sipas Prokurorisë, janë konfirmuar nga Selimi gjatë intervistës dhënë para prokurorëve të specializuar në Hagë, por edhe nga një libër i Krasniqit, ku përmendej hierarkia e UÇK-së
  • Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.
  • Prokuroria tha se UÇK-ja, përmes komunikatave dhe vendimeve të tjera, shënjestroi ata që i konsideronte kundërshtarë
  • Prokuroria tha se të akuzuarit kanë themeluar dhe udhëhequr “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” që ka shënjestruar “kolaboracionistët” dhe tradhtarët, terma, që sipas prokurorëve të specializuar “janë ngatërruar” nga UÇK-ja
  • Sipas Prokurorisë, UÇK-ja ka ndaluar paligjshëm mbi 400 persona dhe të paktën 102 prej tyre kanë vdekur
  • Qendrat e ndalimit ishin në mbarë Kosovën dhe në veri të Shqipërisë dhe shpesh, sipas prokurorëve, ato ishin në selitë rajonale të UÇK-së
  • Prokurorët thanë se kanë gjetur te shtëpitë e disa prej të akuzuarve edhe blloqe shënimesh me emrat e “kolaboracionistëve” apo të personave “të ndaluar në mënyrë të paligjshme”
  • Në aktakuzë, tha Prokuroria, katër të akuzuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në “vrasjen e tre personave” në një qendër ndalimi në Jabllanicë
  • Jakup Krasniqi, sipas prokurorit Alan Tieger, kishte pranuar publikisht se UÇK-ja ka “paralajmëruar se do t’i vriste kolaboracionistët”
  • Prokuroria pretendoi se ka prova që dëshmojnë se vendimet e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” po zbatoheshin.

“Hiqni dorë nga Rugova”! Haga: Thaçi e Selimi keqtrajtuan 13 njerëz të LDK-LIVE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit