Nuk kanë të ndaluar ngjarjet kriminale. Një makinë shpërtheu sot në Durrës teksa ishte në lëvizje.
Dyshohet se kemi të bëjmë me atentat me eksploziv nisur nga shpërthimi i fuqishëm duke përjashtuar paraprakisht ndonjë defekt të mundshëm të makinës.
Ngjarja ndodhi në mesditë në Shkozet. Automjeti ka qenë në pronësi të A. Mustafës, që njihet miku i “Rrumit të Shijakut”, Aleksandër Lahos të shpallur prej fundit të vitit të kaluar në kërkim për disa ngjarje kriminale.
Policia ende nuk ka asnjë reagim për ngjarjen dhe bilancin, sa veta ishin brenda makinës së zezë që shpërtheu dhe si është gjendja e tyre.