-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milatoviç flet për herë të parë si president i Malit të Zi: I thamë lamtumirë krimit

Kryesoret

Jakov Milatoviç ka mbrëmjen e djeshme ka folur për herë të parë si President i Malit të Zi.

Milatoviç tha se Mali i Zi sonte bëri një hap  përpara dhe “i tha lamtumirë regjimit të vjetëruar të Gjukanoviç” dhe bëri një hap drejt një Mali të Zi gjithnjë e më evropian.

“Ju e shihni forcën e Malit të Zi të përbashkët. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. Ne i thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, theksoi ai.

Milatoviç tha se premton të jetë president i të gjithë qytetarëve.

“Në pesë vitet e ardhshme, ne do ta sjellim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, kurrë nuk do të vijnë më konflikte nga Mali i Zi ndaj ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian,” shtoi presidenti i ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit