Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në një lokal në Tiranë. Sherri ka ndodhur në një lokal në Laprakë, ku Elton Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
“Kasaphana” në Laprakë/ Njëri nga të plagosurit mori thikë në zemër, tjetri shtetas italian
Ende nuk janë të qarta motivet e këtij sherri, ndërsa mësohet se autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.
Sherr masiv në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari godet 3 persona me thikë dhe largohet
Tre të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa 64-vjeçari është në rrezik për jetën pasi thika e ka prekur në zemër. Sakaq, policia ka nisur kërkimet për të vënë në pranga autorin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.