-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti në Sukth, një makinë përplasi motorin me dy persona, tjetra i kalon sipër!

Kryesoret

Publikohen pamjet e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Sukthit. Siç shihet edhe nga pamjet ka qenë motori ai që ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur nga pas nga një automjet. Në motomjet kanë qenë dy persona të cilët kanë rënë në rrugë, pothuajse pa ndjenja.

Pak sekonda pas kësaj përplasjeje, një mjet, i cili nuk ka parë se çfarë ka ndodhur ka vazhduar rrugën duke kaluar sipër njërit prej të plagosurve. Fatkeqësisht, një prej personave në motor, (i riu që i ka kaluar makina sipër) ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mbrëmjen e së dielës, policia njoftoi se ka arrestuar tre persona. Bëhet me dije se ata janë drejtuesi i motomjetit, shoferi që përplasi motorin dhe drejtuesi i mjetit që kaloi sipër trupit të viktimës. Zona ku ka ndodhur aksidenti është pa ndriçim, gjë që ka ndikuar në këtë aksident tragjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit