Në Leipzig të Gjermanisë, një karusel është përfshirë nga flakët gjatë një festivali muzikor më 17 gusht, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur.
Katër prej tyre kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa disa të tjerë janë dëmtuar duke u hedhur nga lartësia për të shpëtuar nga zjarri.
Gjendja e disa të plagosurve është e rëndë, për shkak të djegieve dhe problemeve me frymëmarrjen. Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për shkaqet e këtij incidenti të rëndë.