-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Është braktisur nga qeveria”, Meta nga Shkodra: A e di Edi Rama që ky qytet nuk ka Gjykatë Apeli?!

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se qeveria e ka lënë gjithnjë në hije qytetin e Shkodrës. Sipas tij, do të mjaftonte sikur vetëm 1/3 e investimeve që janë bërë për Korçën të bëheshin edhe për këtë qytet, sot do të ishte ndryshe.

Kreu i PL tha se një shqetësim shumë i madh për qytetarët shkodranë është fakti i mungesës së disa institucioneve, si Gjykata e Apelit, drejtori Arsimore, etj. Sakaq, u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit nuk shikon garë, duke thënë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të triumfojë.

A i ka thënë dikush Edi Ramës që Shkodra nuk ka drejtori Arsimi? Shkodra të mos ketë drejtori Arkivi. Agjencia e ujerave, bordi kullimit. Kush i ka bërë këto gjëra, nuk i di Edi Rama këto? Shkodra pa gjykatë Apeli, Shkodra pa Gjykatë Administrative, ku do t’i ndjekin këta qytetarë problemet e tyre?

Shkodra në këto 10 vite është thuajse e braktisur. Më parë ka pasur vëmendjen e duhur. Shkodra një qendër e rëndësishme rajonale për Malin e Zi. 1/3 e investimeve të Korçës të kishte marrë Shkodra, do të ishte ndryshe.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale ishte një dështim skandaloz. Të vetmen pyetje që Voltana Ademi i kishte bërë për dekretin e presidentit kushtetuesja nuk ja çoi Venecias. Gjykata Kushtetuese tha që unë nuk kam këllqe të merrem me ketë punë se nuk më le Edi Rama.

“Modeli ynë është ulja e taksave. Modeli ynë është të favorizojmë dhe të mbështesim shtresat më në nevojë. Transporti falas në Tiranë. Në Tiranë është marrë ky vendim, është i guximshëm por  i realizueshëm.

Modeli jonë do të jete për çdo taksë, diskutimi publik. Së dyti nuk do të bëhen investime sipas qejfit, do bëhen sipas prioriteteve. Astiri ka 80 mijë banorë nuk ka rrugë, nuk ka shkolla, nuk ka kopshte nuk ka çerdhe. Kjo është përgjegjësi e bashkisë.

Lista e PS për këshilltarë e mbushur me majftista, me drejtorë. Listën tonë në Tiranë e drejton Ilir Alimehmeti. Një figurë qytetare, një personalitet një mjek. A e dini që në listën tonë është dhe Arben Tafaj kryetar i shoqatës ‘Tirana”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit