-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe social më të lartë në Europë

Kryesoret

Teksa ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi një nga arsyet që i nxit ata të largohen nga vendi, që lidhet me pamundësinë për të përballuar pagesa të ndryshme si qiraja, huaja për shtëpi, pushime, blerjen e një makine, shpenzimin e kohës së lirë etj, me pak fjalë pamundësinë për të bërë një jetë të përshtatshme dhe të dëshirueshme.

Eurostat ka publikuar raportin për privimin material të të rinjve në Europë për vitin 2021, ndërsa për Shqipërisë të dhënat janë të disponueshme deri në vitin 2020.

Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ishte 6,1%.

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe

Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34%, duke shënuar një rekord negativ në Europë.

E dhëna e fundit është e vitit 2020, por edhe në vitet e mëparshme treguesi është më i larti në Europë, pavarësisht se përqindja e të privuarve nga ana materiale dhe sociale ka rënë (në vitin 2018 ishte 40%).

Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020).

Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht në vitin 2021 u regjistrua në Rumani (23.1%), e ndjekur nga Bullgaria (18.7%) dhe Greqia (14.2%)./Monitor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit