Një turist çek ndërroi jetë tragjikisht ditën e sotme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 te përroi i Palasës.
70-vjeçari nga Çekia pësoi arrest kardiak me parashutë dhe vdiq. I moshuari ra nga lartësia në mes të shkëmbinjve.
Zjarrfikëset Himarë morën njoftimin se turisti çek ishte rrëzuar me parashutë dhe u nisën menjëherë për në vendngjarje, por e gjetën pajetë dhe e nxorën nga shkëmbinjtë.