-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova u paraqit si pjesë e Serbisë, Rama: Asgjë e keqe s’i erdhi kombit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë. Gjatë panelit ku e ftuar ishte zv/kryeministrja Belinda Balluku në monitor u shfaq një hartë, ku Kosova paraqitet jo e pavarur por si krahinë e Serbisë. Një ditë më pas Edi Rama thotë se kombit nuk i erdhi asgjë e keqe nga kjo dhe ka një justifikim.

 

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh” shkruan Rama.

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, në aktivitet shfaqet harta e Kosovës pjesë e Serbisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit