Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në ditën e tretë të gjykimit ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë, ndërsa ka thënë se “nuk e kuptoj logjikën e aktakuzës ndaj meje”.
Në fjalën e tij, Krasniqi është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë
“E kam pasur të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për të realizuar çlirimin kombëtar në luftën ndaj atyre që ushtruan gjenocid ndaj nesh”, ka deklaruar ai.