-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disfata ndaj Becchettit në Arbitrazh! Avokati i Shtetit për “5Pyetjet.al”: S’ka info zyrtare

Kryesoret

Agon Channel fiton përfundimisht në përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët. 

Lidhur me këtë vendim, “5Pyetjet.al” kontaktoi Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Odise Moçka. Ai nuk pranoi që të jepte një prononcim të plotë për rastin.

Fillimisht, Moçka tha se është vijim i vendimit të vjetër duke mos e mohuar, por më pas theksoi se nuk ka një njoftim zyrtar nga institucioni që drejton.  

Është vazhdimësi e informacioneve që kanë qenë më parë. Nuk ka njoftim zyrtar, kur të ketë njoftim zyrtar do të dalë” tha Moçka për “5Pyetjet.al”.  

Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit 110 milionë euro. Gjykata e Arbitrazhit refuzoi kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian.

Pas humbjes, pala shqiptare vendosi që të provonte edhe shansin e fundit duke bërë rekurs për vendimin. Por në 29 mars, një gjykatë e përbërë nga Grant Hanessian, Robert Anderson dhe Charles Poncet urdhëruan rrëzimin e kërkesës duke e cilësuar pa baza ligjore.

Shqipëria duhet t’i paguajë 110 mln euro Beketit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit