Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte për fushatë në Kamëz në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha. Gjatë bisedave me qytetarët dhe bizneset e ndryshme, Meta kërkoi që të votohet Hoxha për të ndryshuar Kamzën.
“Qytetarët e bashkisë Kamëz, të paduruar për të votuar masivisht Ndryshimin në 14 Maj! Me Kryebashkiakun e ardhshëm të Kamzës, z.Arjan Hoxha dhe këshilltarët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” takuam shumë qytetarë dje, të cilët mezi presin 14 Majin për t’u ndarë me pakicën uzurpatore që shpërdoron taksat e tyre. 14 Maji, dita e Fitores së Demokracisë dhe Llogaridhënies” shkruan ai.