-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen bandat në Greqi, plagoset një adoleshent shqiptar

Kryesoret

Plagosje me thikë mes bandave në Vula. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, rreth orës 23:00 në rrugën Nereos.

Deri më tani raportohet se një person ka marrë plagë me thikë në gjoks, ndërsa një 19-vjeçar ka marrë një plumb në këmbë. Nuk dihet gjendja e personit të tretë, i cili është sulmuar edhe me thikë.

Mediat greke raportojnë se 19-vjeçari i cili ka kartë identiteti greke, i lindur në Shqipëri ka qenë më parë në telashe me autoritetet.

Në vendin e të shtënave janë gjetur 5 gëzhoja. Ngjarja mes grupeve nisi nga Argyroupoli ku kanë ndodhur goditjet me thikë dhe ka përfunduar me të shtënat në Vula.

Të plagosurit shkuan në këmbë në Asklepio, aty ku ishte spitali më i afërt dhe më pas u dërguan në Evangelismos. Aty do të bëhet vlerësimi mjekësor dhe do të vendoset nëse kanë nevojë për shtrim apo operacion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit