-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telashe për futbollin polak, lojtari që shkëlqeu kundër Shqipërisë, pozitiv me doping!

Kryesoret

“Rrufe në qiell të hapur” për futbollistin polak, Bartosh Solomon. Mbrojtësi 31-vjeçar që shkëlqeu me kombëtaren e Polonisë më 27 mars kundër Shqipërisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping.

Klubi i tij, Leç Pozan ka njoftuar se Salomoni ka rezultuar përdorues i dopingut në testin e zhvilluar pas ndeshjes kundër Djurgardenit në Ligën e Konferencës. Në Poloni nisën të shqetësoheshin për pasoja për klubin polak dhe për kombëtaren e tyre, pasi një javë pas kryerjes së testit antidoping, 31-vjeçari u përball me Shqipërinë.

Klortalidoni ishte substanca që u zbulua në trupin e Salamonit, një substancë që përdoret për trajtimin e hipertensionit dhe nuk sjell asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të aftësive ushtruese të atletit.

Në rregulloret antidoping të POLADA, kjo substancë përfshihet në grupin e të ashtuquajturve “diuretikë dhe agjentë maskues”. Zakonisht përdoret për të maskuar praninë e substancave të tjera të ndaluara në trup.

Vlen të theksohet fakti se momentalisht lojtari nuk është pezulluar dhe është i lirë të luajë derisa çështja të zgjidhet plotësisht.

Vetë lojtari Solomon gjithashtu komentoi këtë çështje në Twitter.

“Ky lajm është një surprizë e madhe për mua dhe kushdo që më njeh e di që unë jam shumë i vëmendshëm ndaj çdo suplementi apo ilaçi që marr dhe konsultohem gjithmonë me mjekun e klubit. Besoj se gjithçka do të sqarohet dhe do të mund të vazhdoj. duke luajtur pa asnjë ndërprerje”, ka shkruar mbrojtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit