-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi bën dy premtime të mëdha: Marka “Made in Elbasan” dhe “Qyteti i Filmit”

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi mblodhi në një tryezë diskutimi ekspertët e turizmit në Elbasan, për të kërkuar mendimin e tyre mbi projektet e propozuara prej ekipit të tij. Ai sqaroi se nëse 70 persona kanë punuar mbi atë që do të jetë platforma e tij zgjedhore dhe projekti më i mirë për Elbasanin e së ardhmes.

Boçi shpalosi me pasion idetë e tij për Turizmin Kulturor dhe Kalanë – duke përmendur edhe mëse 80 monumente historike që ka Elbasani. Ai tha se turizmi shëndetësor me Llixhat dhe SPA-të, turizmi natyror me Gjinarin, Funarin, Shushicën e Byshekun, Shmilin, Labinot Malin dhe shumë thesare të tjerë natyrorë, mbetet detyrim i menjëhershëm për t’u zhvilluar prej tij dhe ekipit që e mbështet.

Duke folur për vizionin e tij mbi Elbasanin, Boçi zbuloi se ai ka nisur bisedimet me FEDERITALY – mbajtëse dhe promovuese e markës më të madhe në botë “Made in Italy”, për të ndërtuar menjëherë pas zgjedhjeve markën territoriale të mbrojtur dhe të kontrolluar “Made in Elbasan”.

Ai e quajti këtë hap një garanci “për të gjithë produktet e këtij trualli të bekuar”. “Qershia mbi tortë është që në këtë qytet ku socialistët nuk kanë lënë në këmbë as një kinema, ne do të ngremë Qytetin e Filmit. Elbasani është një shesh natyror xhirimi për çdo film të mirë!” tha Boçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit