Një nga emrat dhe imazhet me simpatike të “Moto GP”, Eva Padlok vijon të mbetet në qendër të vëmendjes pas postimeve “hot” në rrjetet sociale.
Ish-ombrelina është shfaqur më seksi se kurrë në “Instagram”, teksa ekspozon linjat trupore. 38-vjeçarja katalanase duket në një formë të shkëlqyer me një veshje vishnjë me tyl duke i lënë vend imagjinatës.
Ajo shfaqet së bashku me qenushen e saj e cila gjithashtu duket e mahnitur.
Përveç karrierës si modele në botën e motorëve, Eva Padlok është e apasionuar edhe pas futbollit, teksa bën tifo për skuadrën më të titulluar të Italisë, Juventusin.