-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatmir Mediu zyrtarisht në gjyq për Gërdecin

Kryesoret

Gjykatën e Posaçme vendosi që të kalonte për gjykim në themel dosjen e Fatmir Mediut për çështjen Gërdeci. Gjithashtu, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Mediut për gjykim të shkurtuar. Ish-ministri Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Henrik Ligori.

Por gjykata nuk pranoi si palë në proces çifti Zamira dhe Feruzan Durda të cilët kanë humbur djalin e tyre 7-vjeç në tragjedinë e Gërdecit. “Duhet të shkarkohet SPAK-u i gjithë. Do të kem ankim për prokurorët dhe gjyqtarët në KLP dhe KGJ. Turp të kenë për veten e tyre” tha Zamira Durda pasi doli nga gjykata.

Në datë 24 Prill nis gjyqi në themel ndaj Fatmir Mediut i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec. 26 banorë të zonës vdiqën nga shpërthimi në 2008 në Gërdec.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit