Duket se respektin për çiftin Luiz-Kiara e ka humbur edhe ish-banori i BBV-së, Armaldo Kllogjeri. Jo vetëm për sjelljen që dyshja po tregon ditët e fundit në BBV dhe sherrin me mikeshën e tyre Efi, por edhe se paraditen e sotme Luizi dhe Kiara janë tallur me këngën e tij, e cila ishte vendosur në sfon, ku sipas çiftit, të tjerët e hedhin diskun e këngëve të tij nga makina dhe e shkelin me rrotë.
Fillimisht Armaldo ka postuar në InstaStory foton e globit të rrethuar nga lëvozhga portokalli dhe krahas saj shkruan: “Merreni si të doni, komentojeni si të doni, ama që bota është portokall se mohoni dot”
Më pas, ai është ndalur tek tallja e çiftit me këngën e tij dhe teksa ka postuar momentin me video shkruan: “Më sjellin fansat çiftin që thonë diskun me këngën e Maestros do e hedhin nga makina. Ehh janë disa talente që sado që doni t’i hidhni, do ju dalin kudo”.









