Në Shqipëri në vitet e fundit të shumtë kanë qenë tenderat për gjëra nga më të çuditshmet. Por që të kishte një procedurë prokurimi edhe për një kopje çelësi kjo nuk ishte dëgjuar. Ja që ndodhi.
Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit që drejtohet nga Adelina Greca ka firmosur një tender me fond limit 21 mijë lekë dhe fituesi u shpall me 6 mijë lekë më pak për një kopje çelësi për makinën e institucionit “Benz Vito”.
Fituesi u shpall “fap e fap” dhe për 15 mijë lekë do të bëjë kopjen e çelësit për “Benz”-in e Agjencisë së Grecës. Nëse do të zgjidhësh një problem sado të vogël tenderi është çelësi i suksesit.