5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njëri e përplasi e tjetri i kaloi sipër, lirohen 2 shoferët që shtypën 40-vjeçarin në Sukth

Kryesoret

Janë liruar nga burgu dy prej shoferëve të arrestuar për aksidentin e ndodhur të dielën në Sukth-Manzë ku humbi jetën një burrë rreth të 40-ave.

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest shtëpie” drejtuesin e motoçikletës me të cilën viktima udhëtonte si pasagjer dhe drejtuesin e mjetit që përplasi për herë të dytë viktimën.

Ndërkohë që 24-vjeçari që përplasi i pari viktimën dhe u largua nga vendi i ngjarjes është lënë në arrest me burg.

PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti në Sukth, një makinë përplasi motorin me dy persona, tjetra i kalon sipër!

Kujtojmë se të dielën në mbrëmje, në aksin rrugor Sukth-Manëz, në Vadardhë, pranë Kthesës së Ariut, një automjet tip “Golf” i drejtuar nga një 24-vjeçar me iniciale A.H goditi nga pas një motoçikletë pa targa me të cilën po lëviznin dy banorë të zonës.

Menjëherë pas përplasjes 24-vjeçari u arratis duke e lënë pasagjerin dhe drejtuesin e motoçikletës duke u dergjur në rrugë. Pak sekonda më pas, një tjetër automjet i drejtuar nga 66-vjeçari me iniciale H.H. i kaloi sipër pasagjerit të motocikletës që ishte i plagosur dhe në mes të rrugës.

Ashtu si edhe 24-vjeçari, as drejtuesi i këtij mjeti mjet nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve. Vlen të thuhet se zona ku ka ndodhur aksidenti është pa ndriçim, gjë që ka ndikuar në këtë aksident tragjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit