Qeveria socialiste vendosi që të rihapë bastet sportive online, të cilat në fakt edhe pse me ligj janë ndaluar vazhdojnë që të funksionojnë normalisht dhe policia arreston ndonjë prej tyre, të vobektit për të plotësuar statistikat.
Një nga argumentet me të cilat u rihapën bastet ishte se një pjesë e tyre e madhe e fitimeve nga taksat do të shkojë për të investuar në projekte konkrete në sport.
Por si do të bëhet kjo? Në draftin e hedhur për konsultim parashikohet krijimi i një fondi të posaçëm që do të përdoret me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve për projektet në sport.
Relacioni i ligjit për Lojërat e Fatit (E PLOTE)
Fondi i posaçëm
Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm si një zë më vete në buxhetin e AMLF-së që përdoret me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.
Ky fond shërben për mbështjetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqituara nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës.
Pra do të jetë Këshilli i Mbështetjes së Projekteve i cili do të vlerësojë projektet që do të financohen nga Fondi i Posaçëm. Këtë institucion ku do të bëjnë pjesë disa aktorë do ta drejtojë zv/ ministrja Belinda Balluku.
Këshilli i Mbështetjes së Projekteve
Kryetar i Këshillit është ZëvendësKryeministri dhe anëtarë janë ministri përgjegjës për financat, ministri përgjegjës për sportin, ministri përgjegjës për kulturën, ministri përgjegjës për çështjet sociale, ministri përgjegjës për inovacionin, Kryetari i Federatës Kombëtare të Futbollit, Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, titullari i institucionit të teknoligjisë së informacionit.
Ligji i ri/ Kush nuk do të lejohet që të vendosë baste në Shqipëri? (E PLOTE)