-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Efi në kundërshtim me veten, ja për kë ka deklaruar se është më e afërt

Kryesoret

Efi është për momentin një prej banoreve më të diskutuara të formatit Big Brother VIP Albania.

Ajo u rifut në shtëpinë e BBVA pasi publiku vendosi që përmes një votimi të rikthejë katër banorë të eliminuar në shtëpi.

Mirëpo me rikthimin e saj, Efi duket se nuk e njëjta si dikur madje edhe disa qëndrime të saj kanë ndryshuar.

Në rrjetet sociale së fundmi është duke qarkulluar një video, e cila tregon dy deklarata nga koha kur u fut për herë të parë dhe koha kur u rifut sërish ku bie në kundërshtim me veten.

“I vetmi njeri që jam afruar sentimentalisht është vetëm Kiara, nuk është Luizi. Luizi është pjesë që vjen aty kur jemi bashkë,” ishte shprehur Efi në atë kohë.

Ndërkohë, ajo tha të tjera gjëra në spektaklin e së martës kur pati një debat të ashpër me Kiarën, së cilës iu drejtua duke i thënë se ajo është afruar fillimisht me Luizin e më pas me Kiarën.

Teksa po qëndronin në verandë, Luizi pyeti Ronaldon se si është futur ai në shoqëri me të edhe Efin. Ronaldo pohoi se shkaku ka qenë Kiara, por Efi e hodhi poshtë këtë gjë – duke rënë sërish në kundërshtim me veten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit