Ish-deputeti i PS-së, Alket Hyseni po zhvillon një vizitë në SHBA. Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, socialisti ka publikuar foto nga një takim me ish-zyrtarë të lartë amerikanë. Në fokus të bisedës, Hyseni thotë se ka qenë energjia dhe investimet e kompanive amerikane në Shqipëri.
“Pata nderin e një mëngjesi pune me Z. James Richard Perry, ish-Sekretar për Energjinë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Guvernator i Teksas për 15 vite.
Nën frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së, diskutuam për një sërë projektesh dhe investimesh të rëndësishme strategjike në sektorin energjitik të kompanive shumë serioze amerikane dhe partnerë të tyre që do të fillojnë së shpejti në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit” shkruan ai.