-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha me demokratët e Vorës: Veliaj është kryetar bashkie i papërgjegjshëm

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Vorës ku po prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Indrit Hoxha.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryetari i bashkisë, Erion Veliaj është i papërgjegjshëm pasi në Tiranë duhen 90 vite punë për të blerë një apartament.

“Mbrëmë kryetari i Bashkisë së Tiranës në ikje, deklaronte me mburrje se ua ka rritur ndërtuesve 8-herë taksat. Më falni po, u dogji barku atyre, asgjë përkundrazi, që të gjitha i paguani ju dhe dëgjoja një njeri që po të kishte një emër të dytë, do të quhej i papërgjegjshëm.

Gazetari i thoshte që nga vjet gjer në sivjet, u rrit me 110 % çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, vlerësim, se i kam vënë ndërtuesit taksa. Po çfarë i bërë ti ndërtuesit me taksa, ai po shet dyfishin e çmimeve tani, e kush po i paguan, xhepat e qytetarëve po i paguajnë, ose do të rrinë pa strehim, do marrin dheun. Shtëpi, apartament nuk blejnë dot.

Shikoni, në pamje të parë, vërtetë kombëtare i ka qeveria qendrore, por shikoni çfarë barre të tmerrshme, mund të krijojë një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Me mburrje, jo ua vura unë ndërtuesve. E çfarë u bërë ndërtuesve ti, ndërtuesit tani shesin me çmimet të tretat më të larta në Europë. I dëmtove ti, përkundrazi.

Ata që nuk mund të blejnë dhe nuk çojnë dot shtëpi, nuk imagjinojnë të blejnë një apartament se u duhen nga 60 deri në 90 vite punë, ata goditen. Një kryetar bashkie që vepron në këtë mënyrë, është një kryetar bashkie, si një qenie laboratorike i transformuar krejtësisht pa ndjenja,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit