Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 51-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët.
“Tropojë/Informacion paraprak: Më datë 07.04.2023, është gjetur i vetëvarur në ballkonin e banesës, nga familjarët e tij, shtetasi Sh. Gj., 51 vjeç, banues në fshatin Llugaj, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga hetimet paraprake hetimore dyshohet se shtetasi Sh. Gj., është vetëvarur për shkak të depresionit. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”, njofton Policia e Tropojës.