Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se shitën një makinë “Audi Q8” të marrë me qira në Kosovë.
Në pranga kanë rënë K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë.
Ndërsa u shpallën në kërkim edhe F. B. dhe J. C si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.
Makina u mor me qira nga K.H. dhe P.T në Kosovë dhe më pas e kanë sjellë në Tiranë ku ia kanë shitur J.C.
Ky i fundit e çoi makinën në një servis në Vaqarr ku iu hoq pajisja e GPS për të shmangur gjetjen e saj.