-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga vjedhja deri tek dhuna, arrestohen 6 persona në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një motomjet elektrik, te sheshi “Nënë Tereza”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin L. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë, një shtetase, që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. S. u gjetën dhe u sekuestruan disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • A. M., 22 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

  • D. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

  • A. D., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit