Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ironizoi famën e Luizit duke thënë pse nuk i ngrenë një lapidar.
Sa i përket ‘mikut’ që supozon Olta që ka Luizi, i referohet partnerit të Arbana Osmanit, Eduart Grishajt që është edhe regjisor i BBV.
Në një intervistë me Romeon dhe Donaldin, aktorja tha se janë shkodranë ndaj e mbronte.
Olta: Ngrijini more një lapidar, ngrijini Luizit një lapidar, duhet të ngrihet një lapidar për Luizin në çdo lagje.
Romeo: Ti mund ta kesh inat sa të duash ai është më i mirë se ty.
Olta: As vetë se besove këtë që the.
Donald: Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.
Olta: Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe e mbronte.
Aktorja tregoi edhe takimin me djalin pasi zgjodhi që të dilte nga shtëpia më e famshme duke treguar se rikuperimi ishte i shpejtë ndërsa partneri i ka qëndruar pranë.
“Dua të them se është me shumë rëndësi duke qenë se natën e prime-it që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, ku unë qava dhe thash se më kishte harruar, dua të them që pikërisht atë natë që unë vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit, ka ndenjur zgjuar deri në katër të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami mami të dua shumë’, Rikuperimi ishte shumë i shpejtë dhe për këtë jam e lumtur”, shtoi ajo.